19:49 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Barcelona pa Messin e Coutinhon ndaj skuadrës së Uzunit

Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Ferencvaros dhe Barcelona, duel ky në kuadër të rundit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Barcelona në këtë ndeshje do të jetë pa Messin e Coutinhon kjo pasi Koeman ka vendosur t’i pushojë ata për këtë ndeshje, pasi Barcelonës i duhet edhe një pikë që të kualifikohet tutje, shkruan IndeksOnline

Ndërsa nga radhët e Ferencvaros do të jetë nga fillimi sulmuesi shqiptar, Uzuni.

Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.