15:33 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona përjashtohet nga Kupa e Mbretit?

Barcelona mund të përjashtohet tërësisht nga Kupa e Mbretit. Kjo pasi që skuadra katalonase e ka inkuadruar në lojë talentin e Barcelonës B, Chumi.

Valverde e ka inkuadruar Chumin pavarësisht se ai ishte i sanksionuar nga Barcelona B.

Sipas nenit 56.3 të Kodit disiplinor “, derisa sanksioni nuk është në përputhje me ekipin e tij nuk mund të luaj në asnjë ndeshje.

Rasti është duke u shqyrtuar nga komisioni disiplinor në La Liga dhe shpejt pritet të dilet me një qëndrim.

Real Madridi ishte skuadra e fundit që ishte përjashtuar nga kupa për një rast të ngjashëm.

Me siguri ju kujtohet rasti Cheryshev?/Indeksonline/