23:30 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Barcelona përjashton transferimin e Neymarit, për këtë arsye

Klubi spanjoll siç duket do të përqëndrohet në transferimin e Lautaro Martinez dhe rinovimin e kontratës së Messit.

Sipas Barcablaugranes, Barcelona shkaku i koronavirusit, ka përjashtuar mundësinë për transferimin e Neymar, transmeton IndeksOnline.

Kjo gjë sipas këtyre raportimeve është vendosur shkaku i pandemisë së koronavirusit e cila ka ndikuar edhe në financat e blaugranëve.

Futbolli në ligën spanjolle po ashtu është pezulluar shkaku i pandemisë covid-19./IndeksOnline/.