22:55 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Barcelona pëson humbje nga Granada me rezultat 2-0

Katalunasit janë befasuar nga Granda të cilët i shënuan dy gola për t’i siguruar kështu tri pikë dhe Barçës ja kanë shkaktuar edhe një disfatë.

Ishte vetëm minuta e dytë e ndeshjes kur vendasit arritën të shënonin  përmes golit të Azeez e ky gol dukej se ishte “macja e zez” për Barcelonën pasi që nuk arritën ta marrin veten nga ky gol, madje pësuan edhe një tjetër nga penaltia në minutën e 65’.

Në pjesën e dytë për Barçën u inkuadruan në lojë edhe Messi dhe talenti Ansu Fati por prap se prap as këta nuk arritën të bënin ndonjë ndryshim.

Barcelona deri më tani nuk është duke kaluar formë edhe aq të mirë pasi që në ndeshjet e këtij sezoni i arriti vetëm dy fitore po aq ka edhe humbje kurse ka një barazim dhe ka mbetur prapa në rënditjen tabelare./Indeksonline/.