75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 09 Qershor 2026 / L A

Barcelona po përgatit një padi ndaj Real Madridit, kjo është arsyeja

“El Clasico” po zhvendoset edhe në suaza jo sportive.

Kjo për shkak se klubi katalanas, po përgatit një padi ndaj Real Madridit dhe Florentino Perezit rreth deklaratave të tij të fundit.

Këtë e konfirmoi zv.presidenti i Barcelonës, Rafa Juste.

E gjithë kjo nisi me Florentino Perezin, i cili akuzoi Barcelonën se u ndihmuan nga José María Enríquez Negreira, i cili ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA) nga 1993 deri në vitin 2018.

Rasti “Negreira” është ende në gjykim, ku shumë lojtarë e figura të të dyja klube janë intervistuar nga autoritete spanjolle./IndeksOnline/