17:35 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Barcelona pran marrëveshjes me Chelsean për mbrojtësin spanjoll

Barcelona është shumë afër marrëveshjes me Chelsean për transferimin e marcos Alonsos.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se negociatat po përparojnë pasi blutë transferuan Marc Cucurella nga skuadra e Brightonit, shkruan Indeksonline.

Sipas Romanos, edhe Alonoso është i hapur për një kalim të përhershëm te Barcelona për arsye personale.

Një marrëveshje me kushtet personale mes futbollistit dhe blaugranëve është raportuar që nga muaji prill, por që ende nuk ka marrëveshje me Chelsean.

Barcelona dhe Alonso po presin përgjigjen përfundimtare nga Thomas Tuchel për të kryer marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur./Indeksonline/