Barcelona “prezanton” blerjen e radhës

Barcelona ka nisur përgaditjet për sezonin e ri 2025/26.
Por ajo që bie në vëmendje është publikimi i fotos së talentit suedez, Ronny Bardghji i cili po ashtu ju bashkua skuadrës në stërvitje.
Mirëpo Barcelona ende nuk ka zyrtarizuar lojtarin si pjesë të skuadrës, duke e fshirë foton nga rrjetet sociale.
Bardghji, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kopenhagës, duke arritur të fitojë titullin 3 herë si dhe 2 herë Kupën e Danimarkës./IndeksOnline/