11:17 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona ‘sakrifikon’ Coutinhon për të financuar rikthimin e Neymarit

Neymar dhe Barcelona duket që është një ‘dashuri’ që vazhdon ende.

Barcelona është e gatshme të shesë Philippe Coutinho për të financuar një lëvizje për ta sjellë Neymarin në klub, raporton sot Evening Standart.

Ish ylli i Liverpoolit nuk është që ka impresionuar deri tani në Spanjë duke mos arritur të lë gjurmë ashtu sic pritej dhe mund të përfundojë duke u zëvendësuar nga bashkëkombasi i tij, Neymar.

Vlen të theksohet që shumica e mediave në Spanjë kanë raportuar këtë të premte se Neymar përmes babait të tij ka kontaktuar plot pesë herë Barcelonën deri tani duke ia kërkuar një rikthim në Barcelonë, pasiqë nuk ndihet i lumtur në Paris. /IndeksOnline/