Barcelona shënon fitore në miqësoren kundër Elches, debuton Miralem Pjanic
Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 kundër Elches, ndeshje e vlefshme për trofeun “Johan Gamper”.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoj francezi, Griezmann në minutën e dytë pas një asistimi të Jordi Albas, transmeton Indeksonline.
Në këtë ndeshje, debutoj edhe transferimi më i ri, Miralem Pjanic. Boshnjaku u transferua tek katalunasit në këtë merkato.
Kjo ishte miqësorja e fundit për ekipin e Barcelonës. Me 27 shtator zhvillojnë ndeshjen e radhës kundër Villarrealit, në kuadër të La Ligas./Indeksonline/
The Ice Breaker! ?? @AntoGriezmann pic.twitter.com/Ty6D0GrRiV
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 19, 2020