11:22 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Barcelona si Qeveria Kurti, nis shkarkimet, por thellon krizën

Barcelona ka nisur me shkarkime, në një kohë shumë të rrezikshme për ndryshime drastike.

Në një sistem të ngjashëm me Qeverinë Kurti, skuadra e madhe spanjolle ka vendosur që të shkarkojë bordin e drejtorëve kur Spanja dhe tëra bota po lufton pandeminë e po përballet me krizën ekonomike.

Josep Maria Bartomeu ka një plan që të rimodelojë skuadrën katalonase. Presidenti është gati që të fillojë ndryshimet nga shkarkimet e anëtarëve të bordit, shkruan Indeksonline.

ASAMBLEA GENERAL ORDINARIA

Bartomeu ka mandat deri në vitin 2021 si president dhe dëshiron që gjatë kësaj periudhe të jetë i rrethuar në skuadër me njerëz besnikë të tij. Presidenti ka kërkuar dorëheqjen e Emili Rousaud dhe drejtuesve të tjerë.

Emri i Rousaud është i njohur për të, ngase ai pritet të jetë kandidat për president të skuadrës në zgjedhjet e ardhshme.

Ky anëtar bordi ishte një nga ata që i kërkoi Bartomeu të hiqte dorë dhe të thërriste zgjedhje. Bartomeu nuk dëshiron të llogarisë as në Enrique Tombas, i cili pritet që të vetdorëhiqet.

Të gjithë anëtarët e bordit pritet të shkarkohen deri në berë dhe bordi do të menaxhohet nga njerëzit e afërt të Bartomeu.

Analistët ekonomikë e kanë këshilluar presidentin se këto ndryshime mund ta thellojnë krizën ekonomike të skuadrës, pas shpërthimit të pandemisë. /Indeksonline/