09:40 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Barcelona sot luan kundër lojtarit që e përjashtoi pak orë pasi e kishte transferuar

Barcelona do të luaj sot ndaj Valladolidit në ndeshjen e radhës në LA Liga. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Sergi Guardiola, futbollistin e skuadrës mysafire.

Sulmuesi spanjoll ishte transferuar te Barcelona në vitin 2015, por që skuadra katalonase e kisha larguar vetëm disa orë më pas.

Në atë kohë, Guardiola kishte shfuqizuar kontratën e tij me Alcorcon dhe arriti në Barcelonë. Pa e bërë as një stërvitje, Barca e shkarkoi atë.

Kjo pasi që i kishte gjetur në rrjete sociale statuse ofenduese për Kataloninë.

“Hala Madrid, Katalonia është ku*vë” kishte shkruar në një rrjet social Guardiola./Indeksonline/