22:54 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Barcelona tregon klasin ndaj Villarealit, shkëlqen Lewandowski

Barcelona i është rikthyer fitoreve në La Liga, pas humbjes në fundjavë nga Real Madridi.

Blaugranët fituan në shtëpi ndaj Villarealit me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë, ku ka shkëlqyer sulmuesi Robert Lewandowski, duke shënuar dy gola.

Polaku shënoi në minutat 31 dhe 35, ndërsa golin e tretë e ka shënuar Ansu Fati në minutën e 38-të.

Pas kësaj fitore, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, tre më pak se Real Madridi.

Ndërkohë Villareali mbetet në pozitën e nëntë me 15 pikë./IndeksOnline/