15:21 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona triumfon në garën për transferimin e talentit Anglez

Barcelona ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me të riun e Anglisë, Louie Barry.

Kontrata e Barry me skuadrën angleze West Bromwich Albion ka skaduar muajin e kaluar dhe për të kishin treguar interes klubet më të mëdha të Evropës, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus.

Megjithatë, Barça arriti ta fitojë garën për nënshkrimin e 16-vjeçarit.

Sulmuesi kishte kaluar edhe teset mjekësore në Paris të enjten e kaluar dhe ishte vendosur të nënshkruante për ekipin e Ligue 1,  para se të ndërhynte Barça dhe të arrinte marrëveshjen me lojtarin, transmeton Indeksonline.

Ai do të kishte fituar shumë më tepër në Francë, por plani sportiv i paraqitur nga drejtorët e akademisë së Barcelonës Jose Mari Bakero dhe Guillermo Amor e bindën atë, familjen e tij dhe agjentët e tij që të ndryshonin mendjen e tyre në minutën e fundit.

Barry iu nënshtrua testeve  mjekësore  tek Barça të shtunën e kaluar dhe nënshkroi  një kontratë, të cilën klubi e konfirmoi  të enjten.

Barca është e ngazëllyer nga potenciali i Barry. Ai ka shënuar 19 herë në 18 paraqitje për Anglinë në nivelin e të rinjve.

Barry kishte qenë në WBA që kur ishte gjashtë vjeç dhe klubi ishte i dëshpëruar për ta mbajtur atë.

Ata i ofruan atij një bursë njëvjeçare të ndjekur nga një marrëveshje profesionale dyvjeçare me premtimin për ta përcjellë atë në ekipin e parë, por me gjysmë zemre e kthyen propozimin poshtë./Indeksonline/.