15:49 / E Hënë, 29 Prill 2024 / Gj. Sh

Barcelona u interesua për të, lojtari gjerman thyen heshtjen

Kohët e fundit, Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin 29-vjeçar, të Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

Por lojtari gjerman, reagoi për këtë gjë duke thënë se nuk është duke u marr me këtë gjë për momentin.

Më tej, ylli gjerman nuk e ka mohuar admirimin ndaj dy klubeve gjigande spanjolle, duke shprehur respektin e tij për Barcelonën dhe Real Madridin si klube me trashëgimi sportive.

Kimmich, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, ngjall vëmendjen e klubeve si Barcelona, e cila besohet të jetë shumë e interesuar për lojtarin.

Raportohet se Bayerni është i hapur për një shitje në verë, nëse Kimmich nuk nënshkruan një zgjatje të kontratës për të parandaluar largimin e tij pa kompensim pas përfundimit të kontratës së tij. /IndeksOnline/