15:36 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Martinezin e Interit

Gjiganti spanjoll i La Ligës, Barcelona po vazhdon të interesohet për transferimin e sulmuesit të Interit Lautaro Martinez.

22 vjeçari ka tërhequr interesimin e Barcelonës po ashtu është raportuar se futbollisti nga kataluasit është duke u parë si një opsion i mirë për zëvendësimin e Luis Suarezit.

Sidoqoftë, Martinez e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të qëndruar në San Siro, aq më tepër kohët e fundit pas humbjes 2-1 kundër Barcelonës.

Sa i përket zhvillimeve të fundit, përkundër vërejtjeve të hapura të lojtarit për qëllimet e tij për të qëndruar në këtë klub, Barcelona nuk ka hequr dorë nga shpresat e tyre për sjelljen e sulmuesit në Camp Nou në të ardhmen e afërt dhe po e vlerësojnë vazhdimisht performancën e tij në fushë.

Martinez është bashkuar me Interin në vitin 2018 dhe deri më tani ka shënuar shtatë gola në vetëm 29 paraqitje për klubin./Indeksonline/.