22:44 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona vazhdon të mbretëroj në Spanjë, Messi i pakrahasueshëm

Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga.

Skuadra e Valverde ka mposhtur me vështirësi Leganesin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Barca u paraqit në këtë ndeshje pa Messin derisa kaloi në epërsi në minutën e 32-të me anë të Dembele, shkruan Indeksonline.

Por në minutën e 57-të mysafirët befasuan duke barazuar rezultatin me anë të Braithwaite.

U deshtë inkuadrimi i Messit për t’i siguruar Barcës fitoren në këtë ndeshje.

Suarez kaloi katalonasit në epërsi për herë të dytë në minutën e 71-të me një gol të dyshimtë.

Fitoren e vulosi Messi me golin e tij në minutën e dytë shtesë.

Me këtë fitore, Barca është e para me 46 pikë, pesë më shumë se Atletico dhe 10 më shumë se Real Madrid. /IndeksOnline/