23:57 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Barcës i del gjumi, “inshallah” nuk është vonë

Barcelona po vazhdon ndjekjen ndaj Real Madridit.

Katalonasit kanë mposhtur Villarrealin me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 34-të të La Ligas.

Skuadra e Setiene nuk përsëriti dy gabimet e fundit dhe mori pikë të plota ndaj një kundërshtari të vështirë.

Barca kaloi në epërsi që në minutën e tretë me anë të autogolit të shënuar nga Torres.

Moreno barazoi rezultatin në minutën e 14-të të ndeshjes.

Në Minutën e 20-të, Luis Suarez shënoi një gol mjaftë të bukur për të rikthyer Barcën në epërsi.

Golin edhe më të bukur e realizoi Griezmann në fund të pjesës së parë.

Ansu Fati katër minuta para fundit e vulosi ndeshjen duke shënuar golin e katërt.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e dytë me 73 pikë, katër më pakë se Reali që po kryeson në La Liga. /IndeksOnline/