23:55 / E Enjte, 18 Prill 2024 / FR

Bardhi pasi mori lajmin se do bëhet baba: S’paska ndjenjë më të shenjtë

Këngëtari dhe reperi Bardhi pritet që të bëhet së shpejti baba i një fëmijë

Këngëtari pritet të jetë baba i fëmijës që do ta sjellë në jetë partnerja e tij, Sara Gjordeni.

Fillimisht, lajmin e bëri të ditur nëpër rrjetet sociale Sara, kurse tani e ka bërë edhe Bardhi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Faleminderit Zot! Këtë gëzim deshta me e nda më të gjithë ju… E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë! “, ka shkruar Bardhi në InstaStory.