23:15 / E Premte, 23 Qershor 2023 / MSH

“Baresha” jehon në Tajlandë

Ekipi i Filharmonisë së Kosovës është duke qëndruar në Bangkok të Tajlandës, ku po mban disa koncerte.

Sonte, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike Mbretërore të Bangkokut, përpara publikut është përformuar “Baresha” e Rexho Mulliqit.

Pamje nga kjo përformancë ka ndarë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Performuan soprano Besa Llugiqi dhe violinistja Sihana Badivuku si soliste, Visar Kuçi si koncert-mjeshtër në koncertin e dirigjuar prej Toshio Yanagisawas, dirigjent nderi i Filharmonisë së Kosovës” njoftoi Çeku.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

“Baresha” e Rexho Mulliqit performohet në Tajlandë

Bashkëpunimi në mes të Orkestrës Simfonike Mbretërore të Bangkokut dhe Filharmonisë së Kosovës prezantoi potencialin muzikor të Kosovës përpara publikut tajlandez.

Performuan soprano Besa Llugiqi dhe violinistja Sihana Badivuku si soliste, Visar Kuçi si koncert-mjeshtër në koncertin e dirigjuar prej Toshio Yanagisawas, dirigjent nderi i Filharmonisë së Kosovës.