17:41 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Barnat për tension të lartë të gjakut do iu ofrohen edhe personave me rrezik më të ulët

Mijëra njerëz do të mund të përfitojnë nga udhëzimet e reja për diagnostifikimin e presionit të lartë të gjakut.

Drejtuesit e shëndetësisë thonë se ofrimi i barnave për uljen e tensionit të gjakut në fazën e parë të tij do të ndihmonte në uljen e sulmeve dhe goditjeve në zemër.

Në total, rreth 450,000 burra dhe 270,000 gra tani mund të kualifikoheshin për përdorimin e barnave.

Por, disa mjekë shprehen shqetësimin duke thënë se përfitimet mund të jenë të kufizuara.

Ata thanë se faktorët e jetesës, të tilla si kontrollimi i peshës, dieta dhe stërvitja, kishin një rol të rëndësishëm për të ulur presionin e gjakut.

Projektligjet, të shpallura nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri Klinike (NICE), rekomandojnë që njerëzit me rrezik 10% të kualifikohen tani.

Plani afatgjatë në Angli përmban një angazhim për të diagnostikuar presionin e lartë të gjakut më herët dhe për të shpëtuar jetën nga sulmet në zemër dhe goditjet.

Presioni i lartë i gjakut prek më shumë se një në katër të rritur në Angli dhe e kontribuon në 75,000 vdekje çdo vit – derisa miliona njerëz besohet se nuk janë të diagnostifikuar.

Konsulenti i mjekësisë metabolike, Anthony Wierzbicki, i cili kryeson komitetin udhëzues të NICE, tha se presioni i lartë i gjakut ishte “shkaku më i madh i parandalueshëm i vdekjes dhe aftësisë së kufizuar në Britani të Madhe përmes goditjeve, sulmeve të zemrës dhe dështimit të zemrës”.

Ndërsa, profesor Helen Stokes-Lampard, i cili kryeson Kolegjin Mbretëror të Mjekësisë, tha se vendimi për të ulur pragun për një diagnozë të hipertensionit ose presionit të lartë të gjakut duhet të bazohet në dëshmi”.

Projektligjet janë të hapura për konsultime publike deri më 23 prill dhe udhëzimet përfundimtare pritet të publikohen në gusht. /Indeksonline/