23:33 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bartja e pacientëve me hemodializë, Komuna e Drenasit ndan mbi 142 mijë euro

Komuna e Drenasit pritet të nënshkruaj kontratë për pacientët me hemodializë.

Kjo kontratë ka të bëjë me bartjen e pacientëve me hemodializë në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës thuhet se bartja e pacientëve me hemodializë bëhet çdo ditë, edhe nëse është festë, përveç të dielave.

Në këtë kontratë bëhet e ditur se numri aktual i pacienteve është 32, i cili mund të ndryshoj.

Ndërsa, numri i km për muaj mund të arrijë deri 11000 km.

Vlera e parashikuar e kontratës është 142 mijë e 560 euro.

Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj./Indeksonline/