19:10 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Bartomeu e njofton Valverden se do t’i ndajnë rrugët

Ernesto Valverdes duket se i ka ardhur fundi si trajner i Barcelonës. Josep Bartomeu, president i Barcelonës ka zhvilluar takime të hënën, ku raportohet se ka të bëjë me emërimin e trajnerit të ri.

Eric Abidal dhe Ramon Planes tashmë kanë prezantuar te drejtuesit opsionet e tyre për trajner të Barcelonës.

Opsione si trajner të Barcelonës janë prezantuar Mauricio Pochettino, Quique Setién dhe García Pimienta.

Pochettino po shihet si opsioni më i mundshëm për këtë rol mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete./Indeksonline/.