21:18 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Bartomeu sonte flenë në stacion të Policisë

Gjatë ditës së sotshme, Policia e Katalonisë bastisi zyrat e klubit të Barcelonës në lidhje me skandalin “Barca Gate”.

Si pasojë e këtij skandali, u arrestua ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, transmeton Indeksonline.

Ai dyshohet se kishte kontraktuar në mënyrë ilegale një kompani të mediave sociale për të bërë lajme “Fake Neës” dhe për të dëmtuar në publik futbollistët e Barcelonës.

Këtë Bartomeu dyshohet se e ka bërë për të larguar vëmendjen e publikut nga keq menaxhimi që po i bënte Barcelonës.

Mediumi spanjoll “La Vanguardia” raporton që Bartomeu sonte do të qëndroj në Policisë dhe do të vazhdoj të jetë në paraburgim.

Josep Bartomeu është presidenti i dytë i Barcelonës që arrestohet. Parardhësi i tij, Sandro Rosell po ashtu ishte arrestuar në lidhje me gjërat ilegale që kishte bërë sa ishte president i klubit të Barcelonës./Indeksonline/