23:33 / E Martë, 27 Tetor 2020 / C E

Bartomeu tregon arsyen e largimit nga Barcelona, thotë se u kërcënua familja e tij

Josep Maria Bartomeu ka dhënë arsyet se përse vendosi të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës.

Ish-kreu i klubit katalunas ka bërë të ditur se nuk mund të përballonte më presionin e bërë nga tifozët, pasi përveç se u fye, mori kërcënime edhe në familje.

Eksperienca që kam kaluar në muajt e fundit, e kalon çdo limit të mundshëm”, ka thënë Bartomeu në një konferencë për media.

Unë, familja ime dhe kolegët janë fyer dhe janë kërcënuar, madje kam pranuar mesazhe në familje”, ka shtuar më tej ai.

Bartomeu ishte kritikuar për kompaninë që kishte angazhuar që të rris reputacionin e tij në klub dhe t’i ulë ato të legjendave dhe lojtarëve aktual në klub.

Kur Lionel Messi kërcënoi me largim në këtë verë, tifozët dolën në rrugë dhe protestuan dhe situata u bë më serioze, duke sjell tani dorëheqjen  e Bartomeut.