22:35 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Baseli i Zhegrovës eliminohet nga Evropa Liga

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Baselit dhe CSKA Sofia, duel ky në kuadër të play-offit të Evropa Ligës.

Skuadra e Baselit e humbi këtë takim me rezultatin final në 1:3, ku pjesë e skuadrës zvicerane ishin edhe dyshja shqiptare, Bunjaku dhe Edon Zhegrova, shkruan IndeksOnline

Zhegrova në këtë takimi u paraqit si zëvendësues nga minuta e 77’të takimit.

Kështu, Baseli përfundon ëndrrën për të vazhduar në fazën e grupeve në Evropa Ligë.