10:36 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Basha: Beteja për Shqipëri demokratike, nderim për sakrificën e heronjve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar në Facebook 28 nëntorin, duke u shprehur se beteja për Shqipëri demokratike është nderimi më i madh për sakrificat e heronjve të lirisë.

“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thotë Basha.