16:45 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Basha, Hotit: Do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit, nëse PD merr pushtetin!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin ka premtuar që do ta largoj taksën e Rrugës së Kombit.

Hoti në konferencën e përbashkët me Bashën tha se kanë ndarë të gjitha çështjet që do t’i adresojmë si dy shtete, përfshi edhe taksën e rrugës.

Unë e kam zotimin e z.Basha që ajo taksë do të hiqet”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Basha tha se vendimi për heqjen e taksës së kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së tij.

Heqja e taksës së kombit, do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme”, u shprehë Basha.

Sa i përket zhvillimeve në Kosovë, Basha shtoi se PD ka vendosur të mbështesë qëllimin e dialogut Kosovë-Serbi, që sipas Bashës, është përfundimi i tij me njohje reciproke./Indeksonline/