14:38 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bashkëkombësi i Ronaldos: Ai do të ketë sukses në Juventus!?

Vazhdojnë spekulimet se Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës.

Ronaldo është në bisedime me kampionin e Serie A, dhe pritet shumë shpejt të merret vendimi për të ardhmen e tij, transmeton IndeksOnline.

Për një kalim të mundshëm të Ronaldos në Torino, ka folur edhe Bruno Alves, bashkëkombësi i tij.

“Ai do të ketë sukses kudo që shkon. Nuk ka asnjë ligë në botë, që Cristiano nuk do të ketë sukses. Serie A është një kampionat i mirë dhe një shkollë e mirë e futbollit”, ka thënë Bruno.

Nëse Ronaldo transferohet në Itali, atëherë klubi i Real Madridit do t’i përfitojë plotë 100 milionë funta./IndeksOnline/