11:56 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Alves, mbrojtësi më i mirë në botë” – thotë Cancelo

Mbrojtësi, Joao Cancelo beson se 35-vjeçari, Dani Alves mbetet ende mbrojtësi i djathtë më i mirë në planet.

Portugezi ka qenë në formë të mirë te Juventusi që prej transferimit në verë nga Valencia, dhe e ka ndihmuar skuadrën të mos pësojë ende humbje në Serie A.

Por, pavarsisht paraqitjeve të tij konsistente, Cancelo beson se Alves ende e mbanë epitetin e më të mirit, transmeton IndeksOnline.

”Alves, sipas mendimit tim personal, është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

”Sa i përket formcës sime, unë sot jam lojtar më i kompletuar dhe dua të vazhdoj të përmirësohem që të bëhem më i miri”.

Përndryshe, Cancelo do të përballet sonte me ish-bashkëlojtarët e tij, Valencia, në kuadër të Champions League./IndeksOnline/