Bashkëlojtari i Berishës bëhet futbollisti i parë që e pranon se është homoseksual!

Mbrojtësi australian, Josh Cavallo është bërë futbollisti i parë që e pranon se është homoseksual. Lojtari i Adelaide ka konfirmuar se është “gay” dhe se ndihet mirë për këtë.
“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual. Gjithçka që dua në jetën timë është të trajtohem i barabartë. Ka qenë një vendim i imi i rëndësishëm në jetë për të zbuluar këtë, dhe jam i lumtur që e kam bërë” ka thënë Cavallo.
21 vjeçari ka qenë për dy vite bashkëlojtar te Western United me kosovarin e njohur, Besart Berisha./Indeksonline/
