Koha e iftarit! Rudiger u largua nga konferenca pasi shikoi orën në telefon
Një moment i veçantë ndodhi gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së madhe mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, ku protagonisti ishte mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger.
Pas përfundimit të konferencës, Rudiger u pa duke shikuar orën në telefonin e tij, ndërsa priste momentin e thirrjes për iftar, që shënon fundin e agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Indeksonline
“Ka përfunduar gjithçka? Ramazani… Ramazani”, u dëgjua duke thënë ai me një buzëqeshje, përpara se të largohej nga salla e konferencës për të ndërprerë agjërimin.
Momenti u kap nga kamerat dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive./Indeksonline/
Real Madrid player Antonio Rüdiger looks at his phone’s clock, eagerly awaiting the call to prayer and says:
— JM News Network (@JMNewsNetwork_) March 16, 2026
“Has everything ended? Ramadan… Ramadan.”
And he leaves the press conference room. pic.twitter.com/4pFumpOq3R

