10:32 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bashkëpunëtorët me dhimbje dhe pikëllim ngushëllojnë familjen për vdekjen e aktorit të njohur (Foto)

Pas lajmit të vdekjes së aktorit të njohur, Blerim Peci kanë filluar mesazhet e ngushëllimit nga fansat e shumë, fytyrat publike e madje edhe politikanët.

Ndër ta nuk kanë munguar as koleget e aktorit të cilët përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjetet sociale kanë shprehur pikëllimin e thellë që ndjejnë për humbjen e kolegut.

Kushtrim Sheremeti, aktori i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij  në “Facebook” ka shprehur trishtimin për vdekjen e mikut të tij, Blerimit.

“Lajm i trishto vdekja e Belit! Prehu në  paqe dost” ka shkruar ai.

Të njejtin veprim e ka bërë edhe bashkëpunëtori i Blerimi, Arianit Terpeza i cili ka ngushëlluar për vdjeken e mikut dhe ‘drejtorit’ të tij.

“U prehsh n’paqe Drejtor” ka shkruar Arianiti shumë i pikëlluar për ndarjen e hershme nga jeta të Blerimit.

Ndryshe, Blerimi la pas tij gruan me dy fëmijët dhe një karrierë të pasur artistike./Indeksonline/