20:26 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bashkëpunëtori i Haradinajt, ka një pyetje për artistin që mblodhi 204 kravata

Kushtrim Mehmeti i cili kishte nisur një “aksion humanitar” për të mbledhur kravata, sot është bërë e ditur se ka mbledhur 204 sosh për kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Mirëpo për këtë ka reaguar bashkëpunëtori i kryeministri Haradinaj, Shpetim Selmanaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai i është drejtuar Mehmetit duke i thënë nëse po të njëjtat do të mund t’i siguronte në vitin 1999 dhe t’ia dërgonte Haradinajt kur ishte në front kundër Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Per kete artistin e kam vetem nje pyetje: ne vitin 1999 a kishe mund me ia dergu Ramush Haradinajt 204 ushtare ne front kunder Serbise? Apo ke qene duke pi makiato ne Bllace?”, ka shkruar ai./Indeksonline/