17:36 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bashkëpunëtori i policit të vrarë: Haliti ishte shumë punëtor, kishte iniciative e përkushtim për punë

Familjarë, miqë të shumtë e pjesëtarë të Policisë së Kosovës, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit përmes ceremonisë shtetërore policit të vrarë aksidentalisht, Halit Zhdrella.

Ndërkohë që për kontriburin e kapitenit në Policinë e Kosovës, kanë folur edhe kolegët e tij, duke zgjedhur fjalët më të mira për të, transmeton Indeksonline.

“Halit (Jahir) Zhdrella, lindur me 12.09.1960, në fshatin Penuhë, Kuvendi komunal Podujevë. Policisë së Kosovës ju ka bashkëngjitë 15.04.2002, në stacionin policor pikërisht në Podujevë. Gjatë kësaj periudhe i ndjeri ka punuar në këto vende, në Drejtorin e Standardeve Profesionale, Drejtorinë e Krimeve dhe në fund i ndjeri është bashkëngjitë në Akademinë e Kosovës me 10.09.2018. Në Drejtorin e Trajnimeve Mandatore të policisë së Kosovës, gjegjësit në divizionin e trajnimeve”, ka thënë nënkolonel, Driton Zabërgja.

Sipas tij, kontributi i Zhdrellës dukshëm do t’i mungojë Policisë së Kosovës.

“Nuk kam çka të ju shprehi më gjatë dhe të rrëfej lidhje me këtë. I njëjti ka pas sjellje, edukatë për përkushtim, inciativë për punë. Në emër të shokëve, të familjarëve dhe juve të pranishmëve ju shprehi ngushëllime familjarëve dhe juve të pranishmëve. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, faleminderit!”, ka thënë tutje ai.

Nga ana e tyre, familjarët e të ndjerit kanë falenderuar edhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu për pjesëmarrjen e tij në vorrim.

“Halit (Jahir) Zhdrella, lindur me 12.09.1960, në fshatin Penuhë, Kuvendi komunal Podujevë. Policisë së Kosovës ju ka bashkëngjitë 15.04.2002, në stacionin policor pikërisht në Podujevë. Gjatë kësaj periudhe i ndjeri ka punuar në këto vende, në Drejtorin e Standardeve Profesionale, Drejtorinë e Krimeve dhe në fund i ndjeri është bashkëngjitë në Akademinë e Kosovës me 10.09.2018. Në Drejtorin e Trajnimeve Mandatore të policisë së Kosovës, gjegjësit në divizionin e trajnimeve.

Zhdrella, i cili ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë u vra mbrëmë rreth orës 21:00. Sipas policisë, i dyshuar është nipi i tij, 31 vjeç, i cili nga pakujdesia thuhet se e ka qëlluar axhën e tij aksidentalisht. /Indeksonline/