16:26 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Ceremonia e varrimit të policit, Armend Trena (Video/Foto)

Qindra njerëz janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Armend Trena.

Varrimi është duke u mbajtur në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku me nderime të larta shtetërore po varroset trupi tij, raporton Indeksonline.

Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan të shtunën e kaluar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc.

Njësitët e FSK-së, Policisë, klube të zhytësve e shumë vullnetar për me shumë se një javë bënë kërkime për të gjetur trupat e tyre në lum.

Armend Trena është gjetur dje, ndërsa Malsor Dashi disa ditë më parë./Indeksonline/