15:43 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Bashkëpunim i dobët mes Barcës dhe Napolit, vetëm tre futbollist kanë luajtur në të dy skuadrat

Kanë mbetur vetëm tri ditë deri në ndeshjen Barcelona – Napoli e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Vetëm tre futbollist gjatë gjithë historisë kanë veshur fanellën edhe të spanjollëve edhe të italianëve, shkruan Indeksonline.

Diego Maradona, Laurant Blac dhe Pepe Reina kanë luajtur për dy skuadrat që të shtunën janë kundërshtar.

Nga tre lojtarët që kanë luajtur si për Barçën ashtu edhe për Napolin, i vetmi që ka lëvizur direkt në mes të dy klubeve është Diego Maradona.

Një lojtar i Barçës midis vitit 1982 dhe 1984, ai më pas u transferua në Napoli, ku qëndroi deri në vitin 1991.

Argjentinasi konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit duke shkruar historinë me Barçën, në Napoli dhe me kombëtaren Argjentinase. /IndeksOnline/