13:29 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bashkëpuni i dytë, Dhurata Dora dhe Azeti finalizojnë projektin e ri

Tashmë janë dy emra që e kanë dëshmuar veten dhe numërojnë suksese të shumta si brenda, ashtu edhe në përtej kufijve të Evropës.

Këngëtarja e famshme Dhurata Dora dhe Azeti kanë finalizuar një tjetër bashkëpunim surprizë, i cili promovohet nesër.

Kënga e re të cilën dy artistet e paralajmëruar në rrjetet sociale mban titullin: “Fajet” dhe vjen me videoklip të realizuar në Spanjë.

Në një postim në Instagram ata kanë sjell një pjesë të shkëputur nga kënga ku shkruajnë “A jeni gati? Neser n’ora 23.59! #fajet”.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti Dhurata dhe Azeti publikuan projektin e parë së bashku “Lass Loss” e cila ka arritur mbi 17 milionë klikime në Youtube./Indeksonline/