13:20 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Bashkeshorti i izoluar në SHBA, deputetja shqiptare Rudina Hajdari, tregon si po e kalon kohën

Deputetja e Shqiperise, Rudina Hajdari ka qenë e ftuar përmes skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.

Ajo ka treguar se si po i kalon këto ditë në karantinë bashkë me vajzën e saj Sihana, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në Amerikë dhe është izoluar atje për shkak të punës.

“ Jam në shtëpi e izoluar. Kemi dy javë që jemi në shtëpi bashkë me vajzën. Ditë pas dite jemi mësuar të krijojmë rutinën që mos të na shkojë dita kot. Unë jam e angazhuar me punët e mia. Jam e angazhuar me vajzën e cila ka pjesën e vetë. Bëjmë aktivitete të ndryshme me vajzën që dhe ajo të mos mërzitet. Bashkëshorti im është në Amerikë, ku dhe është izoluar. Vajza flet me të atin dhe me gjyshërit në telefon. Jemi duke e ndjekur situatën që po kalojnë të gjithë, armiku që na ka dale përpara nuk do tja dijë për askënd”

Për deputeten Hajdari gatimi paska qenë një pasion i fshehur, pasi ajo shpesh në rrjetet sociale na ka treguar që gatuan me vajzën e saj një shumëllojshmëri recetash.

“Sapo kam gatuar, kam gatuar pilaf me pulë me erëza dhe perime të ziera që vajza të ushqehet me proteina. Mundohemi të mos hamë shumë. Gatimi është si detyrim këto ditë dhe mundohem të gatuaj me vajzën që ta shijojmë më shumë.”

Teksa ka komentuar masat shtrënguese të qeverisë, Hajdari I cilësoi ato të rrepta por të duhura.

“Masat janë të rrepta. Kjo fasha e re e orarit funksion më mirë. Njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe kanë një përgjeshmëri më të madhe për familjen e tyre dhe ndaj vetes. Këto masa janë pothuajse gjithandej njësoj. Në Itali , përshembull duhet të kesh letër në xhep, kur lëviz në farmaci dhe supermarket”, deklaroi ajo.