23:20 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / OSH

Bashkëshorti i kancelares Angela Merkel ka një mesazh për gjermanët

Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, i dha fund sot heshtjes duke “kritikuar” gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Është befasuese që një e treta e popullatës nuk po ndjekin këshillat shkencore. Ndoshta kjo nga gjumi i thellë në të cilin kanë rënë dhe skepticizmi”, ka thënë hulumtuesi i fizikës kuantike gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane La Republica.

Sipas tij, pjesën tjetër e përbëjnë personat që e shohin këtë si reaksion ideologjik duke e cilësuar si diktaturë vaksinimin.

Sauer shtoi se në këtë grup ka profile të ndryshme, nga akademikë, mjekë e deri te shkencëtarët.

Ndërkaq i pyetur për “refuzimin e të arriturave dhe gjetjeve shkencore”, Sauer vlerësoi se “një qëndrim i tillë sigurisht gjithmonë ka ekzistuar tek disa persona, por kurrë nuk ka qenë aq i theksuar sikurse tani”.

“Jemi dëshmitarë të suksesit të madh të shkencës”, tha fizikani i cili zakonisht shmang deklaratat dhe qëndrimet publike.

Sipas tij, askush nuk do të guxonte të vinte bast se do të prodhohej vaksina kundër COVID-19, në një kohë kaq të shkurtër.