21:37 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit paralajmëron padi ndaj Kadrijajt: Nuk kam qenë ndonjëherë konsull

Bashkëshorti i u.d presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Osmani, ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadrijaj thai njëjti paguhet për konsull në Shkup e qëndron në Kosovë.

Ndërsa Osmani ka thënë se ai nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë konsull, shkruan IndeksOnline.

“Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsej 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, ka shkruar ai.