19:27 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Bashkëshorti im më shumë është i interesuar në lojëra dhe seks se sa të bëhet baba”

Gazeta e njohur “The Sun” ka një rubrikë të veçantë “ Dear Deidre” , ku njerëzit mund të shfaqin problemet e tyre personale.

Në këtë rubrikë së fundmi është publikuar tregimi i një gruas që ka problem me bashkëshortin e saj, transmeton Indeksonline.

Ajo është ankuar se bashkëshorti i saj nuk është i interesuar në të dhe dy djemtë e saj pasi që në fund të ditës është i lodhur nga puna.

“E di që punon shumë në një punë të vështirë por kur vjen në shtëpi ai osë shikon televizion ose luan në Playstation. Nëse provoj t’i flas ai bëhet më i pa interesuar” është shprehur gruaja anonime.

Ajo është shprehur se ndonjëherë dëshiron të shkoj në shtrat më herët pasi që është e lodhur por nuk mundet pasi që bashkëshorti i vije në shtrat dhe dëshiron seks. Prandaj ajo zakonisht bie të flejë afër djalit të saj.

Ajo kishte tentuar të ike tek nëna e saj njëherë por ai e kishte kthyer prapë./Indeksonline/