20:11 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bashkëshortja e Granit Xhakës e pranishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sonte po zhvillohet ndeshja e yjeve të futbollit dhe muzikës.

Në ekipet e udhëhequra nga futbollisti Granit Xhaka dhe Milot Rashica po marrin pjesë edhe reperët Ledri Vula, MC Kresha, kënëgtarët Blero, Meda dhe shumë emra të tjerë, shkruan Indeksonline.

E pranishme në stadium është edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita e cila po e ndjek nga afër lojën e yjeve.

Theksojmë që ndeshja e sotme ka qëllim humanitarë dhe u organizua për shënimin e 20-të vjetorit të çlirimit të Prishtinës./Indeksonlie/