15:29 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020

Bashkëshortja e Justin Bieber, “çmend” veç në bikini dhe pa pikë grimi

Hailey Bieber është duke e shijuar një “arratisje” relaksuese me bashkëshortin e saj, Justin.

Modelja e njohur dhe këngëtari kanë filluar pushimet romantike në bregdet, dhe nuk kishte se si Hailey të tregonte trupin e saj të formësuar në bikini.

Modelja e Tommy Hilfiger pozoi vetëm në rroba banjo dhe pa pikë grimi në fytyrë duke treguar bukurinë natyrale për të cilën komentohet shpesh herë.

23 vjeçarja ndonëse nuk tregoi vendndodhjen, ajo bashkë me Justinin udhëtuan për në Utah për të festuar 4 korrikun, ditën e pavarësisë së ShBA-së.

Përveç fotos në bikini, Hailye ndau disa fotografi të tjera atraktive në një fustan të gjatë, dhe një tjetër përkrah burrit të saj, Justin./Indeksonline/

Mos i humb