Bashkëshortja e Justin Bieber-it, mbi tavolinë shfaqet e ‘nxehtë’
Ata u kurorëzuan në shtator të vitit të kaluar dhe po i shijojnë momentet më të mira të jetës së tyre.
Bëhet fjalë për çiftin e famshëm, këngëtarin Justin Bieber dhe modelen Hailey Baldwin, shkruan Indeksonline.

22 vjeçarja e cila është një nga modelet më të njohura në botë ka vazhduar të sjell poza provokuese përmes të cilave ka treguar linjat e saj të formësuara.

Hipur mbi tavolinë, Hailey në një fustan të zi me material lëkure duket më seksi së asnjëherë më parë, duke dëshmuar se ende është në formën e saj më të mirë të mundshme.

Ndryshe, çifti pak ditë më parë shijuoi pushime romantike./Indeksonline/