14:02 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Bashkësia Islame e Shqipërisë zgjedh kryetarin, s’ndjek shembullin e keq si Kosova me Tërnavën!

Bujar Spahiu është zgjedhur ditën e sotme kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë.

Spahiu siguroi fitoren që në raundin e parë, duke arritur të merrte 59 vota, ndërsa myftiu i Tiranës Ylli Gurra mori 26 vota dhe kandidati i tretë Gramoz Blliku, vetëm 2 vota.


Bujar Spahiu

Një ditë më parë, Skënder Bruçaj u tërhoq duke mos pranuar që të rikandidojë për një mandat të dytë, ndërsa Gëzim Abdishaku dhe Islam Hoxha u skualifikuan.

Bujar Spahiu deri tani ka mbajtur postin e nënkryetarit, ndërsa tashmë do të drejtojë KMSH-në në një mandat 5-vjeçar.

Vlen të theksohet se një praktikë tejet të keqe Kosova po ndjek qe një kohë të gjatë me zgjedhjen e kryetarit të komunitetit musliman.

BIK për herë të katërt ka zgjedhur vitin e kaluar Naim Tërnavën në postin e myftiut.

Kësisoj, kjo Bashkësi është krijuar në një ‘monarki’ nga Tërnava. /Indeksonline/

Naim Ternava

Mos i humb