17:31 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bashkimi Evropian paralajmëron Kosovën dhe Serbinë nëse hapin ambsadat e tyre në Jerusalem

Bashkimi Evropian duket se nuk është i kënaqur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hapin ambasadat e tyre në Izraeal, saktësisht në Jerusalem.

Zëdhënësi për Çështje të Jashtme në BE, Peter Stano ia ka dërguar një mesazh Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Çdo hap që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin janë një çështje seriozisht shqetësuese dhe për keqardhje”, u shprehë ai.

Tutje, ai shtoj se nëse Kosova dhe Serbia e kanë prioritet strategjik integrimin në BE duhet të veprojnë në një linjë me BE-në.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë. Një nga pikat e marrëveshjes ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin./Indeksonline/