21:17 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Bashkimi përforcohet me basketbollistin e njohur, Samardo Samuels

KB Bashkimi është përforcuar me basketbollistin e njohur, Samardo Anthony Samuels.

Qendra nga Xhamajka për tri sezone (2010/13) ishte pjesë e skuadrës së njohur nga NBA, Cleveland Cavaleirs.

“Të nderuar qytetar të Prizrenit.

Të nderuar adhurues të basketbollit.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se tashmë Klubi ynë ka arritur marrëveshje me një legjendë të basketbollit ndërkombëtar si Samardo Anthony Samuels.

Një emër me karrier të dëshmuar në çdo ligë pjemarrëse dhe në ato më të fortat botërore.

Prania dhe përvoja e tij në ekipin tonë, do të jetë një vlerë e shtuar duke e ngritur nivelin sportiv e basketbollistik.

Mirësevjen Samardo te familja jonë e bashkuar “Bashkimi””.