15:25 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / C E

Basketboll, përzgjedhësi Marmarinos publikon listën finale

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

Në listën e tij, Marmarinos ka përfshirë 12 lojtarë kurse në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FB), thuhet se ekipi në fundjavë do të stërvitet përpara udhëtimit për në Norvegji.

Marmarinos ka bërë përzgjedhjen e tij nga lista e zgjeruar që u publikua muajin e shkuar, pasi ka përcjellë nga afër ndeshjet e Superligës së Kosovës. Ai për dy ndeshjet parakualifikuese, llogarit në lojtarët si Arti Hajdari, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Dardan Berisha, Samir Zekiqi, Drilon Hajrizi, Muhamedali Janjeva, Denis Zenelaj, Dion Sheqiri, Gëzim Morina e Fisnik Rugova

Ndeshjen e parë, Kosova e luan më 25 nëntor në Norvegjia, por do të udhëtojë më datën 22 në mënyrë që të përgatitet edhe më mirë. Ndërkohë, duelin e dytë, Kosova e luan në shtëpi më 28 nëntor kundër Danimarkës, ndeshje për të cilën “Dardanëve” do t’i bashkohet edhe Mikaile Tmushiq.