75 Mall Live Search
12:28 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Basketbollistëve të Partizanit nuk iu lejohet hyrja në Kosovë

Mediat serbe raportojnë se një klub basketbolli nga Serbia nuk është lejuar të futet në Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për basketbollistët dhe stafin e klubit “Partizan” nga Beogradi të cilët janë ndaluar sot.

Ndryshe, ata kishin planifikuar që sot të luanin një ndeshje kundër klubit “Trepça” të Mitrovicës së Veriut.

Sipas mediave serbe me këtë klub janë vëllazëruar që nga viti 2014./Indeksonline/