11:05 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Transportonte mall pa doganë nga Serbia

Policia e Kosovës ka arrestuar në pikën kufitare në Jarinje të Leposaviqit një person pasi që i nëjti me veturën e tij përmes rrugëve alternative ka hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet kishte pjesë rezervë të makinave bujqësore pa dokumentacion të vlefshëm.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është dërguar në stacionin policor Leposaviq. Vozitësi i dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet, rasti procedohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/